2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tiranë, tubim në mbështetje të popullit palestinez

Më të lexuarat

Një grup qytetarësh kanë organizuar në Tiranë një tubim paqësor në mbështetje të popullit palestinez, pas martirizimit të dhjetëra palestinezëve nga forcat izraelite gjatë protestave në kufirin e Gazës.

Tubimi është mbajtur pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën organizimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën Palestineze në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë dhjetra qytetarë.

Pjesëmarrësit me pankarta në duar si “Xhamija Al Aksa, qyteti Kuds janë vijat e kuqe të besimit Islam” dhe me flamujt e Palestinës kanë shprehur mbështetjet e tyre për popullin palestinez.

Pjesë e tubimit ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Palestinës në Shqipëri, si dhe palestinezë që jetojnë në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë në këtë tubim kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin e Palestinës. Sipas organizatorëve tubimi është mbajtur duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Palestinë dhe në Kudsin e pushtuar.

Të paktën 60 palestinezë u martirizuan dhe qindra u plagosën me armë zjarri nga forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës gjatë tubimeve të djeshme për përkujtimin e përvjetorit të Nakbas dhe kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit