Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Tiranë. Një djalë i ri pas një sherri me prindërit e tij, i ka qëlluar me thikë, duke i lënë të plagosur.
Pasi ka bërë këtë krim të rëndë, djali 25-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte me prindërit.
Të tre, burrë e grua dhe djali i tyre janë në gjendje të rëndë në spital.
Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:
Informacion paraprak
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.
Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.