-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Servet Jashari ka qëlluar me sëpatë në kokë djalin e xhaxhait të tij,

Më të lexuarat

Sëpata është parë si zgjidhja e problemeve të pronës mes dy kushërinjve në Bulqizë. 45 vjeçari Servet Jashari ka qëlluar me sëpatë në kokë djalin e xhaxhait të tij, Artan Jashari, duke i shkaktuar plagë të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Ostren të Bulqizës, ku dy kushërinjtë janë konfliktuar mes tyre, për çka 45 vjeçari humb durimin dhe godet kushëririn me sëpatë në kokë.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rëndë dhe humbjes së gjakut.

Ndërkohë, nga ana e policisë vijoi ndjekja e autorit, ndërsa pas pak orësh u bë e mundur kapja e tij. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /NOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit