4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Argëtim, modë dhe produkte hallall: Britania parasheh 200 milionë paund shpenzime për Ramazan

Më të lexuarat

Rrjetet e dyqaneve planifikojnë oferta speciale, produkte dhe aktivitete për muajin e agjërimit

Muslimanët që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjithnjë e më shumë, po bëhen target nga supermarketet dhe markat e njohura në Britaninë e Madhe, që ka sjellë rritje të shpenzimeve për ushqime dhe dhurata. Kështu rezulton nga një kërkim i ri, sipas të cilit ekonomia e muajit të Ramazanit në Britani kap vlerën e të paktën 200 milionë paundëve, ndërsa rrjetet e supermarketeve si Tesco, Sainsbury’s, Asda dhe Morrisons po shtojnë produktet e tyre, shfaqjet e argëtimit dhe ofertat speciale për artikuj të kërkuar gjarë Ramazanit në zonat me popullsi të madhe muslimane.

Këtë vit, për shembull, Morrisons ka nxjerrë në shitje një kalendar të Ramazanit, që u kushtohet fëmijëve.

Muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë nis në mesin e majit dhe përfundimi i tij shënohet me festën e Bajramit. Dyqanet e produkteve kozmetike dhe ato të çokollatave janë disa prej markave që po paketojnë produkte speciale si dhurata për Bajram.

Pavarësisht prirjes, më shumë se tre të katërtat e muslimanëve britanikë dëshirojnë që tregtarët të kushtojnë më shumë vëmendje ndaj Ramazanit, sipas një studimi nga një grup konsultimi marketingu.

Renditur me Krishtlindjet dhe Pashkët në shkallë e madhësi, Bajrami me gjasa përbën mundësinë më të madhe të biznesit për të rritur shitjet. Por, prirja është e re dhe muslimanët thonë se duhet bërë më shumë.

“Muslimanët ndjejnë që Ramazani dhe Bajrami injorohen”, thuhet në raport. “Ata shohin se kombi me krenari u jep rëndësi pushimeve kulturore e fetare si Viti i ri Kinez apo Divali. Ata thonë se është koha, po ashtu, të përqafohen edhe Ramazani e Bajrami”.

Duke treguar shenja të ndërgjegjësimit për mundësitë e mira të tregut musliman, qendra më e madhe tregtare e Europës, Westfield London, do të mirëpresë të parin festival Bajrami në qershor. Në të do të përfshihen pasarela live, stenda ushqimi, oferta speciale dhe shfaqje argëtuese.

Ekonomia globale Islame parashikohet të kapë vlerën e më shumë se 3 trilionë paundëve deri në vitin 2021, sipas një raporti ekonomik, dhe po rritet me pothuajse dyfishin e ritmit të ekonomisë së përgjithshme botërore. Sektori përfshin ushqimin hallall, financat Islame, udhëtimet hallall, modën modeste, median hallall dhe argëtimin si dhe produktet hallall farmaceutike dhe kozmetike.

“Modestisht parashikojmë që e gjitha kjo do të rritet me 200 milionë paundë çdo vit, duke mbuluar gjithçka që nga planifikimi financiar tek ushqimi, dalja në restorante, veshjet, lodrat dhe dhuratat. Duke pasur përpara vetëm Krishtlindjet dhe Pashkët, është e qartë se përbën një mundësi të madhe biznesi në Britani”, thotë Shelina Janmohamed, hartuese e raportit.

Shumë prej katër milionë muslimanëve britanikë nisin përgatitjet për Ramazanin dy javë përpara datës së fillimit, që përcaktohet nga kalendari hënor. Edhe pse në disa vende dita e punës është rregulluar për t’u përshtatur me agjërimin, për shumë muslimanë britanikë agjërimi është i komplikuar nga nevoja për të vazhduar punën dhe studimet.

Donacionet e bamirësisë rriten dukshëm gjatë Ramazanit, sidomos midis 25-34 vjeçarëve. Donacionet ndaj organizata bamirëse muslimane u rritën me pothuajse 500 për qind Ramazanin e kaluar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit