0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Studimi amerikan: feja, institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Politika në fund

Më të lexuarat

Një studim i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me UNDP, ka nxjerrë në pah se feja përbën institucionin më të besuar ndër shqiptarë.

Nga masa e të pyeturve në basë të së cilës është kryer studimi, 76 për qind janë shprehur se besojnë tek feja më shumë se ndaj çdo institucioni tjetër në Shqipëri. Ndërsa partitë politike, presidenti dhe media, janë renditur të fundit për nga besueshmëria.

Por përfaqësuesi i PNUD-it, Brian Williams, i pranishëm në prezantimine studimit, u shpreh i shqetësuar nga fakti se sipas tij qytetarët po fillojnë të humbasin besimin tek reforma në drejtësi.

“Niveli i besimit tek gjyqësori është shumë i ulët dhe në nëntor 2017 kur studimi u krye, qytetarët ishin skeptikë për suksesin ose jo të reformës në drejtësi”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit