PARIS – Gjykata më e lartë administrative e Francës ka miratuar një vendim për t’ia mohuar nënshtetësinë një gruaje muslimane algjeriane, e cila nuk pranoi të shtrëngonte duart me zyrtarët gjatë ceremonisë së dhënies së shtetësisë së saj.
Sipas një vendimi të publikuar nga agjencia e lajmeve AFP, gruaja tha se besimi i saj fetar nuk ia preferon asaj ti shtrijë dorën një burri që nuk është familjar i saj.
Revokimi i shtetëisë së saj ka ardhur tani, ndërsa procedura kishte nisur qysh në vitin 2016, kur edhe kishte ndodhur keqkuptimi nga autoritetet franceze.
Gjykata e arsyetoi vendimin e saj duke thënë se “sjellja e saj tregoi se ajo nuk ishte asimiluar në komunitetin francez”. Gruaja ishte e martuar me një shtetas francez, dhe me gjasë padrejtësia ndaj saj nuk mund të apelohet.