Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka cilësuar të papranueshme një intervistë të dhënë në gjuhën serbe, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë në emisionin se ishte befasuese dhe paradoksale intervista e Haradinajt për televizionin serb “Happy”, ku shefi i ekzekutivit kosovar u pyet nga gazetari serb nëse ka vrarë dikë në luftë.
Kelmendit nuk i ka pëlqyer as një deklaratë e Haradinajt për median serbe se shqiptarët nuk janë myslimanë për nga identiteti.
“Kemi deputetë të Kuvendit që vijnë nga Lista Serbe, janë shtetas të Kosovës, marrin pare nga buxheti i Kosovës, por kurrë nuk prononcohen në gjuhën shqipe”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi ka shtuar se kryeministri Haradinaj e bëri të kundërtën, duke u prononcuar, pa nevojë, sipas tij, në gjuhën serbe.
“Haradinaj duhej të fliste në gjuhën amtare, dhe të paraqitej krenar, dhe jo servil e në gjuhën serbe”, ka thënë Kelmendi
Sipas tij, Haradinaj e tregoi inferioritetin e tij karshi mediumit serb.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2005270993060614/