Një siriane 7-vjeçare ka rrëfyer në media përvojën e saj gjatë përpjekjeve për shpëtim kur është hedhur helmi kimik mbi civilët sirianë.
Sirianja Masa, ka treguar se si është fshehur në një bodrum duke u detyruar të durojë erën e gjakut, përderisa sipër tyre sulmoheshin civilët që s’kishin gjetur strehim.
Fotografitë e saj janë publikuar duke qarë përderisa mjekohej bashkë me fëmijët tjerë. Ajo kishte pësuar shok gjatë sulmit me armë kimike më 7 prill në Douma të Sirisë, shkruan Periskopi.
Për BBC-në ajo ka rrëfyer përvojën tmerruese të mbijetesës nga armët kimike të presidentit sirian Bashar al-Assad.
“Ishim në një bodrum në Douma kur ndodhi sulmi. Papritmas ata hodhën mbi ne një fuqi, por nuk eksplodoi. Bëri një zë si ‘fessshh’”, ka thënë ajo.
Më pas, i kishin thënë që të ngjitet përpjetë ndërtesës, por kur kishte arritur katin e fundit kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në dysheme.
“Nuk mund ta ndalja. Nëna ime iu drejtuar xhaxhait time: ‘bija ime, bija ime, bija ime’”, ka treguar ajo.