Është një ndër krimet më barbare që ka ndodhur së fundmi në Afganistan. Në ceremoninë e përfundimit të hifzit (mësimit përmendesh të Kuranit) janë vrarë mbi 100 njerëz të pafajshëm, shumica e tyre ishin fëmijë.
Ka reaguar edhe parlamenti afgan mbi këtë që ka ndodhur duke e dënuar rastin. Edhe Kombet e Bashkuara e kanë quajtur këtë një akt barbar.
Megjithëse këtë sulm e kanë marrë përsipër forcat qeveritare, prapa tyre qëndrojnë Aleatët Perëndimor, kjo pasi në ceremoninë e certifikimit ishin edhe dy pjesëtar të Talibanëve. Kohëve të fundit Aleatët Perëndimor me forcat qeveritare të Afganistanit duan ti fillojnë bisedimet me Talibanët, pasi ndikimi i tyre është i madh në Afganistan. Mos pranimin e tyre për të biseduar e dënojnë duke bërë presion përmes vrasjeve.
Fëmijët e vegjël që kishin mësuar Kuranin përmendësh, shkuan tek Zoti i tyre para se te marrin certifikatën e hifzit.
Ky lajm edhe pse ka ndodhur para 4 dite, ka mbetur në heshtje të madhe globale të lajmeve. Edhe në arenën shqiptare, ky lajm ka mbet në terr nga mediumet shqiptare. Kjo tregon edhe niher se sa iu intereson e vërteta dhe se gjaku i njerëzve të besimit musliman nuk u intereson./KohaIslame.com/