-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

E përbashkëta e Gazetës Express dhe Millosheviçit

Më të lexuarat

Pothuajse është bërë a pamundur të kaloj dita e që Gazeta Express të mos vendos nga një lajm eksluiziv mbi “gafet” e hoxhallarëve shqiptar, kohëve te fundit edhe atyre jo shqiptar. U mundua edhe përmes sondazhit për mbulesën që më tutje ti ofendoj muslimnët shqiptar, mirëpo ai sondazh iu kthye shuplak fytyrës ku afër 80% e votuesve ishin në favor te mbulesës, u çudita si i kishte lënë inati dhe marrja ti publikojnë ato rezultate.

Zakonisht publikimet e videove të ligjëratave te hoxhallarëve shqiptar në një formë apo tjetër mundohen qe ti paraqesin si hoxhallarë ekstremist dhe jotolerant ndaj feve dhe ideve tjera, pra kinse këta hoxhallarë janë kundër shqiptarëve dhe shqiptarisë në përgjithësi, dhe këta hoxhallarë po nxisin përçarje nder fetare dhe kombëtare në vend. Këto mënyra të paraqitjes janë shumë idioteske dhe qellim këqija; paraqitja e tillë nga Gazeta Express është realisht përpjekje ta maskuar urrejtjen e vet që e kanë ndaj mendimit tjetër, atij Islam, dhe për tu munduar sado pak ti mbulojnë idetë e tyre komuniste dhe raciste qe nuk mund te gjejnë përkrahje askund përveç Kores se Veriut dhe Kubes. Mënyra e tillë e komunikimit më kujtojë një kohë e cila është ende e freskët në mendjet dhe ndjenjat tona, atë te luftës së fundit kundër regjimit Serb. Derisa mediat boterore raportonin dhunën dhe masakrat e regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, vet Milloshviqi dilte në media dhe thoshte se këto masakra janë duke u kryer nga terroristet shqiptar – UCK, dhe bashkëpunëtoret e tyre – Amerika, pra viktimën e quante vrasës, e vrasësin viktimë. Të njëjtën gjë është duke e bërë edhe Beshar el Assadi në Siri, ai vret gra, fëmijë e pleq, ndërsa në media paraqitet si mbrojtës i lirive dhe drejtave të njeriut dhe akuzon popullin civil për vrasje dhe masakra.

Të njëjtën rrugë është duke e ndjekur edhe ky medium i korruptuar dhe me qëllime tendencioze ndaj muslianëve, pra vet ata janë që prejn e grijnë me shkrimet e tyre pa asnjë argument, vet ata janë të cilët përçajnë popullin dhe nxisin urrejtje me shkrimet e tyre, ndërsa te njëjtit mbulojnë kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre hoxhallarëve fillimisht me mbrojtjen e atdheut gjatë luftës kundër regjimit Serb, e pastaj me kontributin e tyre për edukimin dhe vetëdijesimin shoqërisë në përgjithësi, pajtimin e gjaqeve në popull, thirrjen e tyre për respekt ndërfetar, dhe mbi te gjitha gatishmërinë e tyre që gjithmonë te jenë atu ku atdheu thërret.

Autor: D.Q.
(Me kërkesën e autorit, shkruhen vetëm inicialet)
*Qëndrimet e shprehura në përmbajtjen e këtij artikulli janë personale të autorit dhe ato nuk reflektojnë domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit