Megjithëse u pranuan të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, ish-zyrtarët e MUP-it janë duke refuzuar urdhrat e institucioneve kosovare. 16 prej tyre është dashur të lajmërohen të hënën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, por kanë refuzuar ta bëjnë një veprim të tillë.
Refuzimi i tyre që në Prishtinë të pajisen me armë dhe të fotografohen për ID konsiderohet shkelje ligjore, transmeton KTV.
Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme konsiderojnë se veprime të tilla nuk duhet toleruar.
Anëtari tjetër i këtij komisioni, Rexhep Selimi, thotë se krejt marrëveshja për inkuadrimin e pjesëtarëve të MUP-it është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Sipas tij, jo vetëm pjesëtarët e MUP-it, por i gjithë stacioni i pjesës veriore nuk është në koordinimin me institucionet kosovare.
Meqë marrëveshja është politike, refuzimi i ish-mupistëve për të ardhur në Prishtinë për Fatmir Xhelilin është i kuptueshëm. Ai beson në inkuadrimin e mirëfilltë të ish-pjesëtarëve të MUP-it. /TG