Kompania britanike “Marks and Spencer” ia ka lejuar stafit të vet mysliman që të refuzojnë t’iu shërbjenë klientëve ushqime me mish të derrit dhe alkool.
Zingjiri i restauranteve dhe supermarketeve iu ka dhënë të drejtën stafit mysliman që me mirësjellje të refuzojnë këto shërbime duke iu thënë klientëve që të presin për një punonjës tjetër.
Zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se kjo politikë e re pranon besimin fetar të punonjësve të vet, duke përfshirë këtu edhe besimin e krishterë dhe atë hebre.
Ndërkohë dy kompanitë tjera, “Asda” dhe “Tesco” nuk po pranojnë që punonjësit e tyre të refuzojnë të ofrojnë shërbim për klientët që duan të blejnë alkool dhe mish derri.
“Tesco” vlerëson se “nuk ka kuptim” që të punësojë staf i cili refuzon që të prek disa produkte, megjithatë ka thënë se kompanie e trajton secilin rast vec e vec.
Ndërkaq, në muajin tetor dy punonjës mysliman e fituan një proces gjyqësor për diskriminim kundër “Tescos” pasi menaxherët e saj mbyllën dhomat që përdoreshin nga këta punonjës për tu lutur./Daily Mail/zeri/kohaislame