3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BE-Mbretëri e Bashkuar, ja kur do të ndodhë ‘divorci’ zyrtar/ Problem Irlanda…

Më të lexuarat

Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2020,  megjithatë do të ketë fuqi të kufizuara.

Por BE dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të mos bien dakord për kufirin e Irlandës së Veriut. Megjithatë BE e ka gati një plan “B”: “Aneksimin” e Irlandës me tregun unik dhe bashkimin doganor duke e thyer kështu Mbretërinë e Bashkuar.

Negociatori i Bashkimit Europian për Brexit, pas takimit me homologun britanik, David Davis, tha se të dyja palët kanë rënë dakord për një periudhë tranzicioni që do të zgjasë 21 muaj, duke e cilësuar këtë lajmërim si një hap vendimtar.

Periudha e tranzicionit do të zgjasë nga muaji Mars 2019 deri në fund të 2020-ës dhe pritet të lehtësojë bisedat për marrëdhënien e ardhshme që do të kenë vendet.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë ligjet europiane do të vazhdojnë të aplikohen në Britani, por Londra nuk do të ketë fuqi në vendimmarrje që përfshin të ardhmen e Bashkimit Europian.

Periudha e Tranzicionit synon t’i japë bizneseve dhe qytetarëve në Britani dhe Europë më shumë kohë, që të përgatiten për daljen përfundimtare nga blloku, që nisi me referendumin e zhvilluar në Qershor të 2016-ës.

Barnier tha se kishte dakordësi në të drejtat e qytetarëve të BE në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit.

Barnier ka thënë se kanë arritur edhe një marrëveshje për të drejtat e 4.5 milionë qytetarëve të BE-së në Britani dhe 1.2 milionë britanikëve që jetojnë në BE, pas BREXIT-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit