15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Holandë, sulm racist ndaj kandidates me mbulesë

Më të lexuarat

Një kandidate me mbulesë e cila është në përgatitje për zgjedhjet lokale në Holandë ka qenë viktimë e një sulmi racist gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediumet vendore, Ugbaad Kilincci me origjinë nga Somalia e cila garon për anëtarësim në këshill nga radhët e Partisë Laburiste (PvdA), javën e kaluar gjatë fushatës zgjedhore në qytetin Emmen është përballur me fyerje si “majmun i zi” dhe “shporru në Afrikë”.

Kilincci është detyruar t’i japë fund fushatës pasi nuk ka mundur t’i përballojë fyerjet dhe shprehjet raciste.

Megjithatë, Kilincci ka fituar mbështetje në rrjetet sociale nga çdo pjesë e vendit.

Ajo është shprehur se ndihet e shqetësuar që sulme të këtilla ende ndodhin në shoqëri.

“Unë dua t’i shërbej popullatës së Emmenit. Megjithatë, isha viktimë e fyerjeve sikur të mos isha pjesë e këtij vendi. Këtu jam rritur dhe jetoj. Emmeni është edhe qyteti im”, ka thënë Kilincci, duke shtuar se ende nuk ka marrë vendim për ankesë në polici dhe se do të mendojë lidhur me këtë.

Zgjedhjet lokale në Holandë do të mbahen më 21 mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit