7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rakka u kthye në rrënojë, Afrini në jetë

Më të lexuarat

Në pamjet e filmuara nga ajri nga qendra e qytetit sirian Afrin, të cilin forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e pastruan nga terroristët, tërheq vëmendjen se nuk janë dëmtuar strukturat dhe vendbanimet në qytet, ndërkohë që qëndra e qytetit Rakka ishte shndërruar në rrënojë dhe më shumë se 2 civilë u vranë, kur u pushtua nga YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-ve pasi u mor nga DEASH-i, transmeton Anadolu Agency (AA).

YPG/PKK-ja me një operacion të nisur më 6 qershor të vitit 2017 me mbështetjen e SHBA-ve, nxorri nga Rakka DEASH-in me 17 tetor të vitit 2017.

Në pamjet e filmuara nga gazetari i AA-së që hyri në qytet, vërehej se Rakka ishte kthyer pothuajse e gjitha në një rrënojë.

Rrjeti i aktivistëve “Raqqa is Being Slaughtered Silently” (Rakka po masakrohet në heshtje) kishte njoftuar më 17 tetor të vitit 2017 se 90 përqind e qytetit ishte shkatërruar.

Gjithashtu edhe Rrjeti sirian i të drejtave të njeriut (Syrian Network for Human Rights) në raportin e tij më 14 dhjetor të vitit 2017 kishte theksuar se në operacionet e ndërmarra në Rakka kishin humbur jetën 2.371 civilë nga të cilët 562 fëmijë, ndërsa afërsisht 450 të tjerë mbetën të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

YPG/PKK pasi mori qytetin nga DEASH-i filloi ta plaçkisë, ku anëtarët e organizatës duke hyrë me forcë nëpër shtëpi, biznese dhe ndërtesa publike i plaçkitën ato dhe pengoi rikthimin e civilëve të cilët dëshironin të ktheheshin pasi ishin larguar nga konfliktet gjatë kësaj periudhe.

Plaçkitja dhe konfiskimi i shtëpive shkaktoi reagime tek civilët gjë e cila u kthye më pas në një konflikt me organizatën terroriste.

– Në Afrin vazhdon jeta normale

Ndërsa TSK dhe ULS në operacionin e nisur më 20 janar treguan ndjeshmëri maksimale në mënyrë që të mos dëmtoheshin venbanimet civile edhe në qendër të Afrinit edhe në rajonet përreth tij.

Dronë e armatosur (SIHA) dhe dronët jo të armatosur (IHA) të TSK-së kanë vendosur në objektiv duke bërë selektimin mes civilëve dhe terrorsitëve.

Në pamjet nga Droni i armatosur (SIHA) i TSK-së dhe droni jo i armatosur (IHA) Anadolu Agency (AA), pas marrjes së qendrës së Afrinit vërehet se nuk janë dëmtuar strukturat në qendrën e qytetit.

Në pamjet duket se në njërën anë vazhdon rrjedha normale e jetës, ku tërheqin vëmendjen civilët që janë në qarkullim dhe automjetet e tyre.

Ndërsa disa automjete dhe ndërtesa që janë dëmtuar në qytet janë regjistruar edhe nga dronët e IHA të TSK-s, se ato janë djegur nga organizata terroriste, e cila në këtë mënyrë kishte tentuar të jepte perceptimin për opinionin e jashtëm publik se në objektiv janë vendosur vendbanimet civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit