Kompanitë e fushës së modës që janë konsumuesit kryesorë të gëzofit të lepurit, pasi një video e postuar në ditët e fundit në internet që tregoi procesin e punës nëpërmjet të cilit përfitohet gëzofi, duhet të mëdyshën se a do të vazhdoj të cili përdoret mëtutje ky gëzof gjerësisht në endjen e veshjeve dimërore, çantave apo aksesorëve të tjerë.
Në këtë video të xhiruar në një punishte në Kinë tregohen lepuj të racës angora që mbahen të izoluar në kafazë të ndotur, ku mbahen gjallë duke i ushqyer me forcë, në kushte të mjeruara për këto kafshë të gjora.
Një herë në disa javë, lepujt merren dhe rripen të gjallë, duke përdorur gërshërë.
Kjo metodë është e preferuar pasi duke i rrjepur gëzofin deri në lëkurë, qimet rriten më shpejt dhe lepujt bëhen më produktivë.
Gjatë procesit të rrjepjes, kafshët mbahen nga punonjëset për veshësh dhe rripen mes britmave të tyre, ndërsa duke qenë se kafshët nuk qëndrojnë kurrë pa lëvizur, janë të shpeshta rastet kur tehu i gërshërëve i tejçpon lëkurën duke i krijuar plagë të rënda.
Lepujt më me fat, ata që i mbijetojnë disa seacave të rrjepjes, janë gjithmonë të ekspozuar nga infeksionet e marra nga kushtet absolutisht johigjenike në të cilat zhvillohet procesi.
Punishtja ndjek politikën e therrjes së lepujve dhe tregtimit të tyre për mish, kur ata janë konsumuar dhe kur ritmet e rritjes së qimes bien me rritjen e moshës.
Lepujt përdoren gjerësisht edhe nga firmat kozmetike, të cilat zhvillojnë mbi ta testime të produkteve të tyre të reja.