PSE QUHET ÇLIRIMTAR I KOSTANDINOPOJËS SULLTAN MEHMETI (FATIHU). 29 MAJ 1453.
Kushdo në rrethet akademike, dinjitoz, i balancuar akademikisht dhe i çliruar islamofobikisht… e pohon se
…KOSTANDINOPOJA… me dekada në vazhdim para ardhjes së Osmanëve… ishte e robëruar, e shkatërruar, përdhunuar, paralizuar nga kryqëzatat dhe kryqëzorët, të cilat ishin të orkestruara nga Evropa Perëndimore and papati.
Këto fushata kryqëzatash që zbarkonin dhe qëndronin në KOSTANDINOPOJË e kishin gjunjëzuar perandorinë dhe kryeqytetin e Bizantit. Sepse kisha e lindjes (ortodoksia) nuk pajtohej tejpërtej me agjendat e papatit…
Kur Sulltan Mehmeti e mori qytetin më 29 Maj 1453, gjeti një KOSTANDINOPOJË me popull të lodhur dhe qytet të këputur.
Fermani i Sulltanit ku deklaronte dhe betohej në Zot se nuk do t’u prekeshin as pasuritë, as kishat dhe as nderi i njerëzve… dhe gëzoi shumë popullin e shkërrmoqur.
Çfarë i gëzoi edhe më tej njerëzit e Kostandinopojës ishte po ashtu edhe çlirimi nga taksat brutale që Kisha dhe perandori merrnin nga populli i thjeshtë.
Gjizja e Sulltanit ishte modeste në krahasim me taksat e mëparshme dhe me këtë gjizje ushtria muslimane u garantonte siguri/mbrojtje.
Sulltan Mehmet Fatihu/Çliruesi po ashtu i garantoi kishës autoqefale ortodokse siguri/mbrojtje dhe respekt. Një gjë që edhe sot e kësaj dite, dihet që qendra kryesore e ortodoksisë gjendet në Stamboll – ky një testament më vete që indikon tolerancën e Sulltanit and muslimanëve ndër shekuj.
Kushdo që aludon se Sulltani dhe ushtria e tij plaçkitën dhe përdhunuan, gënjejnë dhe manipulojnë, janë të verbuar nga urrejtja islamofobe. Ushtritë muslimane kanë qëndruar gjithmonë më lart se të tyret në të gjitha nivelet njerëzore, humane dhe luftarake. Ky është fakt i pakontestueshëm historik.
/Azem Kovaçi/
