Kundërshtimi i ashpër i shqiptarëve të Maqedonisë për përmendoren e Car Dushanit, ishte një akt i popullit shtet-formues dhe i pjekur.
Ish kryeministri Ljubco Georgievski, në emisionin “Rruga Drejt” tha se për dallim të kësaj sjelljeje të duhur të shqiptarëve, heshtja e maqedonasve është e pakuptueshme dhe e turpshme.
“Dua t’i përgëzoj shqiptarët për sjelljen e tyre, duke filluar nga mediat, politikanët, intelektualë të pavarur dhe Organizata Joqeveritare që u kyçën në këtë fushatë. Nga ana tjetër jam në siklet dhe më vjen turp që nuk u pa kjo nga ana maqedonase”, ka thënë ai. /Alsat-M/