8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjashtë këshillat që Bill Gates ka për studentët

Më të lexuarat

Bill Gates nuk ka qenë një nxënës model. Por si njeriu i dytë më i pasur në botë, ai i di disa gjëra kur flitet për suksesin.

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka dhënë këshilla për studentët gjatë viteve përmes intervistave, fjalimeve të hapura dhe rrjeteve sociale.

Këto janë disa nga këshillat më të zgjuara nga Gates për ata që do të përballen me botën e vërtetë.

1. Inteligjenca Artificiale, energjia dhe shkencat sigurojnë diploma të mira.

Në fund të vitit shkollor 2017, Gates shkroi në Twitter se studentët e rinj të universiteteve do të bënin mirë të studionin një nga këto tre degë, duke parë rëndësinë e tyre në dekadat në vijim.

Ai i quan ato “fusha premtuese” ku mund të bëni një impakt të madh.

2. Rrethojeni veten me njerëz që ju sfidojnë.

Gates gjithashtu ka këshilluar studentët të jenë të kujdesshëm se me kë zgjedhin të kalojnë kohën, nëse janë në kërkim të rritjes dhe përmirësimit të vetes.

Ai theksoi atë që shoku i tij më i mirë, Warren Buffett, ka thënë: “Ju do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni”, kështu që zgjidhni me mençuri.

Për Gates, ky person është bashkëshortja e tij prej 23 vitesh, Melinda.

3. Optimizmi mund t’ju çojë larg.

Ajo që ky mesazh përfaqëson është diçka tjetër: Optimizmi mund të çojë në veprim.

Së bashku me Melindën, Gates theksoi në fjalimin e tij në Universitetin e Stanford se “edhe në situatat më të vështira, optimizmi ushqen risi dhe sjell forma të reja për të zhdukur vuajtjet.”

Por kleçka është që “nëse nuk shihni kurrë njerëzit që vuajnë, optimizmi juaj nuk mund t’i ndihmojë ata.”

4. Beso se bota po bëhet një vend më i mirë dhe mund të përmirësohet dhe më shumë.

Është e çuditshme se si herë pas here, Gates u rikujton njerëzve se bota është bërë një vend shumë i mirë. Ai gjithashtu rekomandon librin “Engjëjt” nga shkencëtari Steven Pinker, si provë.

“Nëse mendon se bota po bëhet më e mirë, ti dëshiron ta shpërndash progresin te më shumë njerëz dhe vende,” tha ai. “Kjo nuk do të thotë që t’i po injoron problemet me të cilat përballemi çdo ditë. Ti thjesht beson se çdo gjë mund të zgjidhet.”

5. Ki bindjet e tua, por gjithmonë qëndro kurioz.

Gates e konsideron veten një student të përjetshëm. Ai lexon rreth 50 libra në vit. Shpesh, këta libra informojnë pikëpamjen e tij për botën. Por herë pas here diçka ndodh duke shkatërruar atë pikëpamje, dhe atij i duhet të rishikojë këndvështrimin e tij.

“Ti përpiqesh dhe parashikon se çfarë mund të ndodh,” tha ai, “më pas kur ajo gjë nuk ndodh, ti mendon: “Çfarë është gabim në modelin që kam krijuar unë për botën?”

6. Mendoni për pabarazitë në botë.

Gates ju ka treguar shpesh studentëve se një nga pendesat e tij më të mëdha kur la Harvardin ishte mungesa e vetëdijes për pabarazitë e botës në shëndetësi, pasuri dhe burime.

Në fjalimin e tij në Harvard në vitin 2007, Gates iu tha të diplomuarve të marrin në konsideratë përgjegjësinë për të qenë aq të vetëdijshëm për këto fakte dhe ndoshta edhe t’i korrigjojnë ato.

Nga Business Magazine

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit