-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Qofte me salcë domatesh

Më të lexuarat

Përbërësit

– 400 gr mish i grire
– 100 gr buke
– 100 gr qumësht
– 2 veze
– 2 luge djathë i grire
– 2 luge parmixhan
– 2 thelbi hurdha
– 800 gr domate
– kripe, piper
– borzilok
– vaj ulliri

Përgatitja

Ne një ene ngrohni pak vaj dhe një thelbi hurdhe, me pas shtoni domatet e copëtuara, shtypini mire me pirun dhe shtoni pak kripe, me pas hiqni hurdhën dhe lëreni salcën ne zjarre. Ndërkohë përgatitni qoftet, thërrmoni bukën ne një ene, shtoni qumështin dhe lëreni për 10 minuta. Pasi kohe e duhur te ketë kaluar, shtrydheni bukën dhe bashkojeni me mishin, vezën, djathin kaçkavall, parmixhanon e grire, borzilokun e grire, kripe, piper dhe thelbin e hurdhës te grire holle. Formoni qoftet ne topa te vegjël dhe kur salca te ketë zier shtoni me kujdes qoftet. Lëreni te ziejnë për 30 minuta derisa salca te trashet. Shërbejini qoftet te ngrohta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit