Junta ushtarake në Egjipt ka nisur një fushatë të re arrestimesh pas vendimit të qeverisë për ndalimin e organizimit të manifestimeve protestuese.
Njoftohet se është arrestuar një nga aktivistët më të njohur të vendit.
Arrestimet e shumta si dhe dënimet e rënda që një gjykatë e Aleksandrisë dha për vajzat e reja pjesëmarrëse në një tubim organizuar tetorin e kaluar kanë bërë që rrugët e sheshet të mbushen me protestues të të gjitha grupeve e shtresave të shoqërisë.
Forcat egjiptiane të sigurisë organizuan sot një bastisje në shtëpinë e Alaa Abdyl Fettahut, i cili njihet për pikëpamjet e tij laike dhe që nga emrat më me ndikim që përmes medias sociale nxit masat për të dalë në protesta, dhe në fund të operacionit e arrestuan atë.
Alaa Abdyl Fettah për herë të fundit kishte publikuar në llogarinë e tij në Twiiter mesazhe kundër nenit të projektkushtetutës së re që do të miratohet me referendum dhe që i hap rrugën gjykimit të civilëve në gjykatat ushtarake të vendit.
Abdyl Fettah është një nga aktivistët kryesorë që ka filluar edhe kryengritjen në periudhën e Mubarakut.
Sipas analistëve edhe shtresat liberale dhe laike të shoqërisë egjiptiane sot janë skeptike ndaj synimeve të puçistëve.
Së fundmi puçistët dënuan me 11 vjet burg 14 vajza të reja, të akuzuara për pjesëmarrje në demonstratat e organizuara muajin e kaluar në qytetin e Aleksandrisë.
Populli doli kundër këtij vendimi të gjykatës. Qytetarë me bindje të ndryshme politike u derdhën nëpër rrugë e sheshe për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të gjykatës së Aleksandrisë.
Mes të dënuarve me burg bëjnë pjesë edhe fëmijë nën moshën 15 vjeç. Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë përmes një komunikate vlerëson si të gabuar madje edhe aktin e arrestimit të vajzave të reja dhe bën thirrje për lirimin urgjentisht të tyre./trt/kohaislame