4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sherri për ishujt, kryekëshilltari i Erdoganit: Ja thyejmë këmbët Tsiprasit nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj (Video)

Më të lexuarat

Janë ashpërsuar tonet e Turqisë ndaj Greqisë lidhur me disa ishuj shkëmborë dhe të pabanuar në detin Egje.

Pak ditë pasi marina turke ndaloi ministrin grek të Punëve të Brendshme të shkelte në ishujt e Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht), kryekëshilltari i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur edhe më shumë tensionin me deklaratën e fundit së cilës i ka bërë jehonë media greke “Protothema”.

Kjo e fundit shkruan për këtë deklaratë provokuese Turqia po kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin publik të Turqisë, TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.

“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut në TRT. /opinion.al/

https://youtu.be/-3ZBnsdt5a4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit