Një fluturim transatlantik nga Florida në Danimarkë duhej të bënte një ulje emergjente në Irlandë pasi kapiten u bë i paaftë për të vazhduar fluturimin.
Linja ajrore norvegjeze ishte në mes të fluturimit, duke fluturuar nga Fort Lauderdale në Kopenhagen, kur bashkëpiloti shpalli një emergjencë mjekësore duke raportuar një “anëtar të ekuipazhit” të sëmurë, njoftoi Irlandeze News.
Linja ajrore konfirmoi në një deklaratë se ishte kapiteni.
Një pilot i tretë ishte në bordin e fluturimit dhe ndihmoi me devijimin dhe uljen emergjente në Iralndë.
Menjëherë pas uljes piloti u dërgua në spital pasi u shpreh se kishte dhimbje të tmerrshme koke.
Të gjithë pasagjerët u mbajtën për disa orë në terminal, për të vazhduar më pas fluturimin e tyre.
Sigurisht që të gjithë pasagjerët u pajisën me vakte falas.