Edhe zyrtarisht është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka ndërruar jetë, dhe trupi i tij ende ndodhet brenda veturës së aksidentuar, ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes gazetari i televizionit A1Report.
Sipas tij, në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshortja e deputetit Olldashi, e cila është mjaftë e trishtuar. Bëhet e ditur se vetura e tipit Audi Q7, pas daljes nga rruga, ka përfunduar në një greminë të thellë prej rreth 100 metra. /Tlg/kohaislame