3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

U akuzua pa të drejtë për terrorizëm, lirohet pas 10 vitesh (Foto)

Më të lexuarat

“A është e mundur?” pyeti profesori nga Ottawa Hassan Diab kur dëgjoi lajmin tronditës për dicka që nuk kishte bërë.

Pas tre vite e dy muaj burgosje në nnjë burg të sigurisë së lartë në periferi të Parisit, Diab, 64 vjecari me prejardhje kanadeze ishte i shokuar kur avokati i tij tha se ai më në fund është liruar nga burgimi.

Ai u lirua me datën 15. Sa për tu siguruar se mrekullia është e vërtetë, Diab i kërkoi avokatit të tij që të qartësoj dhe përsëris lajmin e rremë që ishte shpërndarë kohë më parë.

Pas më shumë se 10 vite burgim në kushte cnjerëzire, Diab është më në fund njeri i lirë. Ai mbërrijti në Ottawa javen e kaluar, duke iu bashkua gruas dhe dy fëmijëve, ku më i vogli kishte lindur në mungesë të tij.

“Eshtë një botë ndryshe këtu,” i tha Diab Al Jazeera-s. “Po përpiqem ti përshtatem përditshmërisë, jetës normale.”

Ai nuk ka parë dritë me sy për dy vite. Për dy orë që kishte dalur nga celia e tij e vetmuar, ai kishte bërë një shëtitje prej 15 metrash, drejt një celie më të madhe, e quajtur “Promenada”.

Si ndodhi?

Diab, një libanezo-kanadez është etiketuar gabimisht si “terrorist”, nën akuzat e përfshirjes së bombardimit të sinagogës në Paris, në vitin 1980, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Ai u arrestua në Kanada në vitin 2008, me kërkesë të autoriteteve franceze.

As shenjat e gishtërinjve, e as shkrimi i Diab nuk u përshtat me atë të të dyshuarve.

Por megjithatë autoritetet francezë në mënyrë të përsëritur kanë pretenduar se ka “evidencë të mjaftueshme” se Diab ka gisht në krimin e vitit 1980.

Askund nuk është cekur një kërkim falje për 10 vitet që ai kaloi në celi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit