-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipt: Fushatë rrobash të bardha në mbështetje të Mursit

Më të lexuarat

Opozitarët e grushtit të shtetit në Egjipt ndërmorën një fushatë për veshjen e rrobave të bardha, me qëllim solidarizimi me Muhamed Mursin, presidentin e parë egjiptian të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar nga detyra me puç ushtarak.

Fushata në fjalë filloi pasi Usama Mursi, djali i Muhamed Mursit, publikoi me anë të llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” fotografitë në profil dhe ballore të të atit, të nxjerra me këmishë të bardhë në burg dhe të servirura mediave, e që më pas gjeti mbështetje të madhe nga antipuçistët.

Pjesëmarrësit në këtë fushatë publikuan në rrjete të ndryshme sociale fotografitë e tyre në profil dhe frontale, të veshur me rroba të bardha, në shenjë solidariteti me Presidentin Mursi, i cili u rrëzua me grusht shteti.

Kundërshtarët e puçit ushtarak bënë thirrje për publikimin e një milion fotografive me veshje të bardha në median sociale, por edhe për organizimin e protestave me rroba të bardha, ditën e premte./trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit