8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Preshevë: Mësimi zhvillohet pa libra shqip

Më të lexuarat

Shkollat shqipe në Luginën e Preshevës kanë protestuar duke kërkuar kthimin e librave në shqip. Në këtë mënyrë është shprehur revolta ndaj veprimit të policisë serbe, e cila para disa ditësh në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë konfiskoi pesë mijë libra shkollor, të cilat kishin ardhur si donacion nga Kosova.

Sipas Zejni Fejzullahut, drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, kjo ndodh si pasojë e neglizhencës së Ministrisë së Arsimit që edhe nxënësit shqiptar të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e tjerë në Serbi.

Ndërkaq drejtori shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë në të cilën u bë konfiskimi librave, Shukri Ymeri kërkon kthimin e menjëhershëm të librave.

Protestë është mbajtur edhe në shkollat fillore si në “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe në të gjitha shkollat fillore të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, transmeton INA.

Policia serbe ka njoftuar se “kur të plotësohen kushtet ligjore librat do të kthehen”. Deri atëherë, sipas zyrtarëve serbë, mësimi nëpër shkolla vijohet pa tekste mësimore.

Serbia nuk pranon për pakicën shqiptare libra në shqip nga Kosova, kurse të tjerat duhet të vlerësohen në bazë të përmbajtjes së tyre.

Kjo është protesta e dytë, pasi ditë më parë nxënësit e shkollës fillore në fshatin Raincë të Preshevës protestuan në shenjë revolte lidhur me konfiskimin e 5 mijë librave shkollor nga policia dhe inspektoratet serbe.

Nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në këtë fshat mbajtën protestën para dyerve të shkollës me bluzat e veshura me mbishkrime “KTHENA ABETARËN”. /Tgf/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit