Prokurori i Përgjithshëm Jeff Session shfuqizoi të enjten një nga politikat e Obamës që lejonte tregtimin e mariuanës legale pa nderhyrjen federale. Kjo masë lejon prokurorët federalë të ndërmarrin veprime kur e shohin të arsyeshme. Një zyrtar i Departamentit të Drejtesise tha për FOX News se do të veprohet njësoj si me rastet e tjera të droges.
Administrata e Obamës nëpërmjet një memoje zyrtare në vitin 2013 vendosi të mos ndërhynte në shtetet përkatëse për legalizimin e marijuanës me kusht që ky proces të ishte i rregulluar. Kjo përfshinte moslejimin e shpërndarjes së marijuanës te minorenët ose tregëtimin në shtetet e tjera.
Ky vendim do të ketë efekt në shtetet të cilat kanë legalizuar marijuanen si dhe në kultivimin e marijuanës në përgjithësi.
Sipas një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë situata është ende paqartë përsa i takon hapave konkrete të mëtejshme që do të ndërmerren ndaj shteteve si Kalifornia, Kolorado, etj. Veçanërisht situata është konfuze për Massachuset ku legalizimi është bërë nëpërmjet një referendumi.
Prokurori i Përgjithshëm ka fajësuar përdorimin e marijuanës për rritjen e dhunës dhe kriminalitetit në SHBA. Sessions tha: “ unë e kundërshtoj idenë se Amerika do te ishte një vend më i mirë në qofte se marijuana do të shitej në çdo cep. Jam i shokuar të dëgjoj individë që thonë se mund të zgjidhet kriza e heroinës duke lejuar marijuanën, sepse njerëzit mund të zëvendësojne një varësi me një tjetër”.
“Departamenti duhet të jetë në gjendje të përdorë të gjitha ligjet në dispozicion për të luftuar organizatat transnacionale të drogës dhe trafikantët e rrezikshëm të drogës të cilët kërcënojnë jetën”.
Avokatët për legalizimin e marijuanës argumentojnë se ndalimi i substancës shërben vetëm për të forcuar tregun e zi dhe i lejon kriminelët të kontrollojnë shpërndarjen.
Njoftimi i kryeprokurorit erdhi vetëm disa ditë pasi Kalifornia u bashkua me shtetet si Colorado në lejimin e marjuanës. Droga do të jetë e ligjshme për moshat mbi 21 vjeç dhe banorët do të lejoheshin të rrisnin deri në gjashtë bimë.
29 shtete kanë miratuar ligje mjekësore të marihuanës, ndërsa shtatë shtete të tjera kanë legalizuar drogën për qëllime rekreative.