13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të lejohet përdorimi i celularëve privatë/ Ja arsyeja

Më të lexuarat

Në zyrat e Shtëpisë së bardhë do të ndalohet përdorimi i telefonave celularë privatë nga të gjithë punonjësit. Kjo masë ka të bëjë me sigurinë dhe jo me rrjedhjen e informacionit, bëri të ditur Sarah Huckabee Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Moslejimi i përdorimit të celularëve privatë nga punonjësit është një vendim i marrë nga John Kelly, shefi i kabinetit, i cili nga momenti që ka marrë detyrën ka pasur si prioritet ndalimin e rrjedhjes së informacionit. Megjithatë, këtë vendim kelly e lidhi me sigurinë.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare po ashtu e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se përdorimi i celularëve privatë mund t’i ekspozonte punonjësit e saj ndaj përpjekjeve të hakerimit nga Kina, Rusia apo vende të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit