Në vazhdën e përpjekjeve për të vendosur rregull në sektorin farmaceutik të Kosovës inspektorët farmaceutikë të Agjencisë Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM) , në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë realizuar një aksion të përbashkët për verifikimin e produkteve medicinale të disa qarkulluesve me shumicë në Republikën e Kosovës, njofton kumtesa e MSH-së.
Gjatë këtij aksioni, inspektorët farmaceutikë të AKPM-së, kanë ofruar asistencën e tyre profesionale për të bërë regjistrimin e të gjitha produkteve, për të cilat dyshohet se janë prodhuar apo paketuar në mënyrë ilegale në ndonjërin nga subjektet e inspektuara, si dhe marrjen e masave që produktet e tilla të eliminohen nga qarkullimi.
Ministria e Shëndetësisë dhe AKPM u japin mbështetje aksioneve të këtilla të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim luftimin e keqpërdorimeve në sektorin farmaceutik dhe vendosjen e rregullit në këtë sektor./koha/kohaislame