4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si mund ta mënjanoni zemërimin e mëngjesit?!

Më të lexuarat

Flini gjumë në orët e vona të natës

Kur shtriheni për të fjetur, ju mendoni për problemet tuaja dhe rreth atyre që nuk ju duan.

Ju flini gjumë pasi keni bëre debate e polemika me bashkëshortin, të cilin e keni lënë të zemëruar.

Bini për të fjetur ndërkohë që celularin e vendosni aty afër kokës.

Pastaj zgjoheni në mëngjes të plogësht dhe të tensionuar për shkak se trupi juaj prodhon hormonet e mbrojtjes dhe agresivitetit.

Ndjeheni të lodhur, pastaj, nëse fëmija juaj zgjohet herët, sepse ka rënë herët në mbrëmje, ai të zgjon ty për të ngrënë mëngjesin, mund ta ketë marrë malli për ty ose ai dëshiron diçka, ndrëkohë që ti i shfryn zemërimin tënd mbi të duke i thënë:

“Jam e rraskapitur, e lodhur, unë… unë…. mua më është bërë padrejtësi dhe asnjë njeri nuk më mëshiron…”

Prit një moment….

Ty nuk të është bërë padrejtësi, por ti je e padrejtë dhe gabimtare.

Vetëm disa minuta përpara orarit të nisjes së autobuzit, ti zgjohesh shpejt e shpejt duke e akuzuar fëmijën tënd se është i ngathët, i vonuar, ia vishni rrobat duke i bërtitur në fytyrë; ia krihni flokët vajzës tënde me forcë duke i shkaktuar dhimbje, madje, nëse ajo lëviz ju i bërtisni asaj që mos të lëvizë. Pasi e përcillni për në shkollë, ju i riktheheni shtratit për të fjetur përsëri.

E çfarë mëngjesi është ky?!

Nëse Allahu dëshiron të bëj diçka, bën që biri yt të mos gdhihet në mëngjes?! Nëse Allahu e bën këtë gjë, Ai është i mëshirshëm me këtë fëmijë që goditet dhe nënçmohet padrejtësisht dhe pa shkak! A nuk mendon pak sesi Allahu ta ka lehtësuar barrën e përgjegjësisë 6 orë e më tepër me gjumë? Ndërkohë që ai është në duart e Zotit, ti nuk e ushqen, nuk luan dhe nuk përkujdesesh për të. Nëse Allahu dëshiron, Ai nuk ta kthen fëmijën tënd. Ndërkohë Ai (xh.sh) ta kthen të sigurt. A kështu e falënderon mirësinë e Allahut ndaj teje dhe e trajtoni amanetin e Tij?

Si mund ta quani të lehtë teksa shikon lotët e fëmijës tënd kur ikën për në shkollë, ndërkohë që ti nuk e di nëse do të kthehet apo jo?

Ndoshta e zgjata hyrjen, por ne kemi shumë për të thënë…

 

Si mund të shpëtojmë prej “zemërimit negativ në mëngjes”?

Së pari: Gjumi sipas Islamit (gjumi pas namazit të jacisë dhe zgjimi për namazin e sabahut)

Kushdo që e planifikon kohën e tij në familje në këtë formë – ata që njoh unë janë të pakët – u largohet lodhja trupore përafërsisht një çerek ore pasi zgjohen nga gjumi dhe ndjehen aktivë.

Ti do të më thuash se nuk mundem, sepse bashkëshorti im do që unë bashkë me të të qëndrojmë deri në orët e vona të natës! Qëndro me të, por ti duhet t’i përkujtosh vdekjen! Nuk ka gjë më të dobishme për njerëzit sesa përkujtimi i vdekjes! Përpara se të flesh imagjino vdekjen, fali të gjithë, kërkoji bashkëshortit tënd falje, puthi fëmijët e tu, thuaju se ti i do ata edhe nëse janë në gjumë, përkujtoje Allahun e Lartësuar, fale namazin e vitrit dhe fli gjumë se zemra të është pastruar.

Nëse do të mendoje për të shkuarën, për të afërmit, fëmijët, komshinjtë dhe bie për të fjetur në këtë gjendje, trupi yt gjatë gjithë natës do të prodhojë hormonet e mbrojtjes dhe të agresivitetit, e për rrjedhojë, gjymtyrët e tij do të rraskapiten. Ose do të sforcohesh, ose do të qetësohesh psikologjikisht.

Por, me tolerancë, falje dhe përkujtimin e Allahut zemra qetësohet, shpirti dhe gjymtyrët e trupit. Kur të zgjoheni në mëngjes përkujto vdekjen, sepse ti para pak minutash ishe e vdekur, por Allahu të kthehu në jetë. Prandaj falënderoje Allahun, i Cili të kthehu ty dhe familjen në jetë përsëri.

Kur fëmijët e ty janë në gjumë sikur të ishin në narkozë pas një operacioni të vështirë, ti qetësisht, me gëzim i zgjon ata duke i puthur në ballë dhe faqe.

Së dyti: Për të shmangur kohën kritike, përpara se të flesh, vepro si më poshtë:

1 – Përgatit racionet, ushqimin, frutat, gotën e qumështit dhe vendosi në frigorifer. Pastaj njoftoje fëmijën tënd për vendin e ushqimit të mëngjesit dhe thuaji: “Kur të zgjohesh i uritur, çdo gjë gjendet në frigorifer”.

2 – Përgatiti rrobat me gjithë këpucët, çorapet dhe kapset e flokëve në krah të krevatit, me qëllim që mos të vonohet në mëngjes. Kurse çantat e shkollës vendosi përpara derës.

3- Nëse ke një fëmijë të vogël, mbylle derën e guzhinës dhe dyert e tualeteve, kyçi sirtarët të cilët nuk dëshiron që fëmija t’i hapë, vendos përpara tij lodra me qëllim që të luaj të paktën një orë, përpara se të mërzitet e të të zgjojë ty.

Pra shkurtimisht, lehtësoji përgjegjësitë e tua të mëngjesit, sa mundësi të kesh, me qëllim që kur të zgjohesh mos të shqetësohesh, e mos t’u bërtasësh fëmijëve të tu.

Altin Shehu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit