Përbërësit
Për kremin e kuq:
500 gr vishnje te kulluara nga kompoti
5 dcl kompot vishnje
2.5 dcl ujë
150 gr griz
150 deri 180 gr sheqer
Kremi i verdhë:
2 pudinga vanille
3 lugë sheqer
7.5 dcl qumësht
2 kese vanill sheqer
250 gr margarin
250 sheqer pluhur
Gjithashtu nevoiten edhe 150 gr keksa dhe 2 shllaga.
Udhëzimet
Ne një tepsi i renditim keksat.
Lëngun e kompotit dhe ujin i vlojmë,pastaj e shtojmë grizen dhe e ziejmë 10 minuta.Ia shtojme vishnjet dhe sheqerin dhe e ziejmë edhe 2 minuta.I heqim nga zjarri dhe i qesim mbi keksat.
Kremi i verdhë:
Ziejmë pudingat me 3 lugë sheqer dhe vanill sheqer.I lejme të ftohen.Margarinën dhe sheqerin pluhur e rrahim me mikser ne shpejtësinë më të madhe.Pastaj i përziejmë me pudingun.Kete krem e qesim mbi kremin me vishnje.Ne fund rrahim 2 kese shllag dhe e lyejmë tortën përmbi.Eshtë mirë që të lihet në frigorifer tërë natën e pastaj të servohet./Blerta Spahiu/K-SH