-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Afganistan, vriten 4 ushtarë të NATO-s

Më të lexuarat

Katër ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan mbetën të vrarë në një sulm të ndodhur mëngjesin e së dielës, raportoi “BBC”.
Në një komunikatë, komanda e NATO-s informoi se ushtarët u vranë nga zjarri armik, ndërsa ishin duke marrë pjesë në një operacion luftarak përkrah forcave vendase të sigurisë, transmeton TCH.

Ndonëse në komunikatë nuk zbulohet kombësia e ushtarëve të vrarë, nga burime të tjera u mësua se ata ishin amerikanë.

Marinsat gjetën vdekjen kur makina e tyre shkeli një minë në një rrugë rurale.

Talebanët janë bërë gjithmonë e më aktivë në vend, ndërsa po afron data e tërheqjes përfundimtare të trupave të koalicionit, në vitin 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit