-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Haraçin po e lejon shteti

Më të lexuarat

Një laurë (pengesë) në hyrje të terminalit në Han të Elezit paralajmëron ndalim të detyrueshëm. Askush nuk mund të kaloj aty pa i kryer obligimet.

Shkuarja në pikën kufitare, ndonëse nëpër rrugë të shtetit është e pamundur pa e paguar taksën e vënë nga Rrustem Rukolli e Xhevdet Bajramaliu.

Ata kontrollojnë rrugën e ndërtuar me para të Bashkimit Evropian.

Punëtorët në terminal tregohen miqësorë. Si pa sherr, tregojnë gjithçka që dinë. Madje edhe për vizitat e Sami Lushtakut , natën atje.

Kur i pyet se i kujt është terminali, qeshin. “I Sami Lushtakut po thonë”, tregon njëri prej tyre.

Kompania “Termianal” zyrtarisht është në pronësi të Bajramaliut dhe Rokullit, të cilët kanë heshtur edhe të enjten rreth mbajtjes së rrugës së uzurpuar dhe vjeljes së mijëra eurove në mënyrë të paligjshme.

Ka heshtur edhe Ministria e Infrastrukturës.

Dy biznesmenët, njëri nga Skenderaj e tjetri nga Hani i Elezit, kanë uzurpuar rrugën më të frekuentuar ndërkombëtare në Kosovë.

E kanë kthyer në biznes fitimprurës. Kalimi i një maune nëpër të kushton 30 euro.

Rrustem Rukolli dhe Xhevdet Bajramaliu janë duke vjelë nga 30 euro për kamion nga rruga që lidh Kosovën me Maqedoninë në Han të Elezit, e cila shfrytëzohet vetëm për mjetet transformuese të mallrave.
Këtë po e bëjnë me dijeni të shtetit.

Rruga që shtrihet në ngastrat publike 300/2 dhe 300/4, i bie në mes të fabrikës së dikurshme “Sharr Saloniti”, e privatizuar nga Xhevdet Bajramaliu dhe Rrustem Rokolli. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit