3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Papa kërkon respektimin e grupeve etnike në Majnmar: nuk specifikon muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Papa Francesku mbajti fjalimin e shumëpritur në Majnmar, ku kërkoi “respektimine të gjitha grupeve etnike”, por ka zhgënjyer shumë njerëz kur nuk iu referua në mënyrë specifike komunitetit musliman Rohingya.

Grupet e të drejtave të njeriut e apeluan Papën për të përdorur termin si një mbështetje për këtë komunitet.

Sidoqoftë, Kisha Katolike e Majnmarit i kishte theksuar Papaës se termi mund të shkaktonte vështirësi për katolikët në këtë vend.

Majnamari është akuzuar për spastrim etnik, ndërsa nga dhuna ushtarake më shumë se 620 mijë muslimanë Rohingya janë larguar drejt Bangladeshit që prej muajit gusht.

Qeveria e Majnmarit e refuzon termin Rohingya, duke e etiketuar komunitetin si “bengalezë”. Qeveria thotë se ata kanë emigruar ilegalisht nga Bangladeshi kështu që nuk mund të listohen si një nga grupet etnike të vendit.

Edhe pse nuk përdori drejtpëdrejt termin Rohingya, fjalimi i papës përbënte një mbrojtje të fortë të mbrojtjes së grupeve etnike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit