10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Çavkov dhe 35 të arrestuar akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë

Më të lexuarat

Tridhjetë e gjashtë persona akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Prokuroria Publike.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas ndërmarrjes të të gjitha veprimeve për konfirmimin e fakteve lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfunduan procedurën parahetimore”, informojnë nga Prokuroria.

Siç është theksuar në kumtesën nga Prokuroria, pas shqyrtimit dhe analizës të provave të mbledhura materiale, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit Penal.

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe shumë persona të tjerë sot në mëngjes janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.
Çavkov për momentin gjendet në Gjykatën Penale ku jep deklaratë para gjykatësit në procedurë paraprake. Nga gjykata për MIA-n informojnë se për momentin edhe shumë persona të tjerë janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP-së lidhur me ngjarjet në Kuvend prej 27 prillit.

Mitko Çavkov gjatë ngjarjeve në prill ka udhëhequr me shtabin operues të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta nga MPJ-ja ai u përmend se dy orë nuk i ka dhënë urdhër për veprim policisë, me ç’ka i ka vënë në rrezik jetët e deputetëve dhe gazetarëve.

Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktorin Vllado Jovanovski, Goran Angelov – Qoseto nga Velesi….

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit