-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Afganistan: Personi me uniformë i vrau tre ushtarë të NATO-s

Më të lexuarat

Një person i armatosur afgan, me uniformë të forcave kombëtare të sigurisë, i ka vrarë tre pjesëtarë të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, në pjesën lindore të Afganistanit.

Kjo forcë e ka konfirmuar vrasjen në rrjetin Twitter, por nuk ka treguar saktësisht se kur kishte ndodhur vrasja dhe se nga cili vend ishin ushtarët e vrarë.

Incidenti në fjalë nuk dihet nëse personi ishte ushtar i vërtet apo i maskuar si pjesëtarë i ushtrisë ose i forcave të sigurisë afgane. Raste në të cilët kanë shtënë kundër trupave të NATO-s, kanë ndodhur edhe më parë.

Ka pasur edhe raste kur trupat e rregullta qeveritare i kanë kthyer armët kundër ushtarëve të jashtëm, në atë që ishte cilësuar si “sulme të brendshme”, veçanërisht në rrethana kur nga ushtarët e Aleancës Perëndimore shkaktohen masakra në civil apo nënçmime dhe ofendime morale apo abuzime të tjera qoftë ndaj popullatës civile apo ndaj kolegëve të tyre afgan, situatat e tilla e rrisin irritimin e përgjithsëm. 

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë po zhvillon hetime për këto vrasje, së bashku me zyrtarët afganë./rel/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit