0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

KS-OKB dënon dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar

Më të lexuarat

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në deklaratën e përbashkët ka dënuar dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar ndërsa rezoluta me të cilën kërkohet ndalimi i ngjarjeve të dhunshme nuk është miratuar për shkak të kundërshtimit të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

KS-OKB nuk arriti të miratojë rezolutën të cilën Britania e Madhe e paraqiti muajin e kaluar. Rezoluta është mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Pasi Kina ka vendosur veto ndaj rezolutës e njëjta është shndërruar në një deklaratë të përbashkët e cila nuk ka fuqi ligjore. Ndërkohë që vendimet e KS-OKB-së kanë fuqi ligjore.

Në deklaratën e miratuar me shumicë votash janë dënuar fuqishëm ngjarjet e dhunshme kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Në deklaratë thuhet se KS-OKB-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar për “shkeljet e të drejtave të njeriut kundër muslimanëve të Arakanit, kërcënimet dhe përdorimit të forcës sistematike, vrasjen e grave, fëmijëve dhe burrave, dhunën seksuale dhe djegien e shtëpive dhe pronave” nga ushtria e Mianmarit në rajonin e Arakanit, dhe gjithashtu i është bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që t’i japë fund përdorimit të forcës disproprocinale.

Gjithashtu në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë së Mianmarit që të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare, ndërsa vihet në dukje se është shumë shqetësues përkeqësimi i shpjetë i situatës në Arakan dhe rritja e numrit të refugjatëve dhe të zhvendosurve.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në OKB, François Delattre, në një deklaratë për gazetarët tha se “Me një unitet kemi dërguar një mesazh të fortë” për ndalimin e ngjarjeve të dhunshme në Mianmar.

Ndërsa Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Jonathan Allen tha se KS-OKB për herë të parë në vitin e fundit ka miratuar një deklartë të përbashkët në lidhje me Mianmarin.

Në pyetjen e gazetarit të AA-së se përse KS-OKB-ja u tërhoq nga rezoluta duke marrë vendimin për një deklaratë të përbashkët dhe nëse kjo deklaratë e cila nuk ka fuqi ligjore do të jetë apo jo efektive, Allen është përgjigjur se: “Këshilli është unanim dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm”.

“Me këtë mesazh i bëhet thirrje qeverisë së Mianmart për zbatimin e raportit të Komisionit këshillues për Arakanin i cili është në drejtimin e Kofi Annan. Kërkohet llogari për ata që shkelin të drejtat e njreiut në Arakan dhe i bëhet thirrje që të të lejojë kthimin në mënyrë të sigurtë dhe dinjitoze në shtëpitë e tyre të refugjatëve të Arakanit”, tha Allen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit