15.7 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Arabia Saudite: Furnizimi me raketa nga Irani paraqet “akt lufte”

Më të lexuarat

RIJAD (AA) – Princi saudit i Kurorës, Mohamed bin Salman, tha të martën se furnizimi me raketa që bën Irani për rebelët Husi paraqet një “akt lufte” kundër mbretërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Furnizimi me raketë që iu bëhet husive nga ana e Teheranit, përbën një agresion të drejtpërdrejtë ushtarak kundër mbretërisë”, është cituar Salman nga agjencia e lajmeve SPA, e cila sqaron se komenti është bërë gjatë një bisede telefonike me sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Deklaratat e tij erdhi pak kohë pasi forcat ajrore të Arabisë Saudite interceptuan një raketë balistike e cila siç u tha kishte për objektiv kryeqytetin Riad të shtunën. Johnson, nga ana e tij, e dënoi lëshimin e raketave nga militantët husi.

Arabia Saudite akuzon Iranin se armatosë rebelët husi të cilët në vitin 2014 pushtuan një pjesë të madhe të Jemenit përfshirë kryeqytetin e vendit, Sana.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit