12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

UNESCO: Kemi rinovuar xhaminë Ferhadija në Bosnjë, do ta rinovojmë edhe Halepin në Siri

Më të lexuarat

Mazen Samman, Asistent Drejtor i Programit UNESCO në Halep, ka thënë për Reuters se qyteti i vjetër i Halepit, i cili është bombarduar dhe djegur gjatë luftës në Siri, do të mund të rinovohet.

“Vizioni ynë është që të rindërtohet pjesa e vjetër e Halepit mu ashtu siç ka qenë para luftës, madje me gurët e njëjtë aty ku është e mundur”, tha Samman.

“Ka plane të hollësishme për xhamitë e mëdha mesjetare, tregjet, hamamet dhe kështjellën”, tha ai.

OKB-ja dhe agjenci të tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e kulturës, kanë shprehur tashmë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Sirisë, dhe kjo do të varet nga përpjekjet e popullatës lokale.

Kjo varet nga 100,000 ish-banorët e qytetit të vjetër, që do të zgjedhin të kthehen në shtëpitë dhe bizneset e tyre, shumë prej të cilave tani janë grumbuj gurësh dhe betoni.

Por ky rindërtim gjithashtu ka nevojë për mjeshtër të shkathtë të Halepit, shumë prej të cilëve u larguan nga qyteti gjatë luftës, disa u vranë, të tjerë shkuan me rebelët ose filluan jetën e re si refugjatë jashtë.

Tashmë po punohet në një shkollë të veçantë ku do të trajnohen muratorë, marangozë dhe punëtorë të tjerë të cilët do të punojnë në rinovim.

Samman theksoi se suksesi i projekteve të tilla të rindërtimit të ndërtesave kulturore dhe historike mund të shihet në projektet e mëparshme.

 “Vitin e kaluar është rinovuar edhe xhamia Ferhadija në Banja Luka, e cila është shkatërruar gjatë luftës në Bosnjë dhe për këtë qëllim janë përdorur gurët origjinalë me të cilat është ndërtuar xhamia në shekullin e 16”, tha Samman. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit