22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kroacia hap monumentin e rinovuar më perëndimor të kohës osmane në Evropë

Më të lexuarat

Në vendin e quajtur Vrana, pranë parkut natyror të liqenit me të njëjtin emër, jo shumë larg nga Pakoshtane dhe Biograd, është hapur zyrtarisht Hani i rinovuar i Mashkoviç-it.

Ky është, siç u tha me rastin e hapjes, monumenti më perëndimor dhe njëherësh më i madh i arkitekturës osmane në Evropë, ndërtesë monumentale dhe përfaqësuese e vendosur në një sipërfaqe prej më shumë se 3000 metra katrorë.

Projekti kap shifrën prej tetë milionë marka, dhe rindërtimi në masën më të madhe është financuar me paratë e siguruara nga fondet e BE-së.

Hani plotësisht i rinovuar, ka 14 dhoma dhe dy apartamente, një restorant, një kafeteri, tre dyqane, një muze, zyrat e Agjencisë Han Vrana, prezantimin arkeologjik të hamamit, një treg të vogël me një skenë që mund të përdoret për manifestime dhe shfaqje të ndryshme, njofton Zadarski.hr.

Hani është e hapur të premten në mbrëmje, me rastin e festimit të Ditës së komunës Pakostane.  “Hapësira do të mundësojë jo vetëm gjetjen e kohërave interesante dhe historike, por do të japë një ofertë turistike ndryshe, krahas asociimit me kulturën islame që ka qenë prezente në hapësirat tona”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç cili hapi Hanin e rinovuar.

“Ne jemi krenarë për këtë objekt, i cili përfaqëson një lidhje konkrete në mes të Turqisë dhe Kroacisë. Për ne ky është një vend shumë i rëndësishëm. Kjo është pika më perëndimore e ish-perandorisë sonë”, tha zëvendës ambasadori turk Ayse Selcan Sanli.

Ministri Jaksha Puljiz theksoi se projekti i rinovimit të hanit të Mashkoviç-it tejkalon kufijtë lokalë. “Kroacia ka në dispozicion më shumë se 100 milion euro për një projekt të tillë dhe unë shpresoj që edhe komunat tjera të marrin shembull komunën Pakostane dhe t’i shfrytëzojnë këto mjete”, tha Puljiz, ndërsa zëvendës ministri kroat i Kulturës Alen Kajmoviç tha se objekti tani duhet të bëhet një produkt i mirë”, shkruan Zadarski.hr.

Kjo strehimore dhe banim në Vrana është ndërtuar në shekullin e 17, si një vendbanim veror dhe rezidencë e vezirit Jusuf Mashkoviç, komandant i ushtrisë osmane i cili si djalë i ri është marrë nga fshati Vrana. Ai përmes ndërtimit të një Hani monumental në Vrana ka dashur të tregojë pozitën e tij të lartë në të cilën ai kishte ardhur.

Ajo është ndërtuar si një fortesë e ndërtuar me blloqe të gurit të prerë. Hapësira e brendshme është e ndarë në dy pjesë – pjesa më e madhe është projektuar për të strehuar dhe gostitur udhëtarët, ndërkaq ajo më e vogël me gjasë ka qenë vendqëndrimi i vezirit Jusuf Mashkoviç.

Në Han hyhet nëpërmjet një porte të vendosur në katin e parë të ndërtesës kryesore të banimit. Përballë hyrjes ndodhet një pavijon i hapur, shatërvani me harqe, nën të cilën ka pasur krua me ujë.

Në murin jugor janë të vendosur disa rezidenca (konaqet), dhe secili kishte oxhakun e vet. Përballë rezidencës (konakut) ndodhen stallat, magazina dhe banjot, ndërsa në murin periferik të një oborri të vogël janë ruajtur një seri të kaminave të zjarrit.

Elementi islam i ndërtimit është i njohur veçanërisht në formën e harqeve që janë të mprehtë, dhe të muratuar në mënyrë shumë precize me gurë të prerë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit