0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pyetje: Çfarë lutje të themi për të shpëtuar nga vesveset e shejtanit?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë lutje të themi për të shpëtuar nga vesveset e shejtanit?

Përgjigje: Njeriu lutet me ato lutje që ia mundëson Allahu, si për shembull: “O Allah! Më mbrojë dhe më ruaj nga shejtani”, “O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj ashtu siç është më së miri”, “O Allah! Më ruaj nga kurthet e shejtanit”. Po ashtu e shpeshton përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit dhe kërkon mbrojtjen e Allahut nga cytja e shejtanit të mallkuar, edhe nëse është duke u falur. Nëse ndodh që vesveseja ta mund atë gjatë namazit, atëherë atij i lejohet të pështyjë lehtë tri herë në anën e majtë dhe po ashtu të kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani tri herë. Ngaqë është saktësuar nga i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ta ketë urdhëruar Uthman ibën Ebu El-A’s Eth-Tekafij (radijAllahu anhu) të veprojë asisoj, kur ai iu ankua për vesveset që i ndodhnin gjatë namazit. Ai e mori këshillën e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe iu largua ajo prej së cilës ankohej.

Pra, nëse besimtari dhe besimtarja sprovohen me vesvese, atëherë ata duhet të jenë të përkushtuar në lutjen drejtuar Allahut që t’i shërojë nga një gjë e tillë, pastaj të shpeshtojnë kërkimin e mbrojtjes së Allahut nga shejtani dhe t’i kundërvihen atij gjatë namazit apo gjatë gjendjeve tjera. Kështu, nëse njeriu merr abdes, atëherë le të jetë i vendosur në këtë dhe të mos e përsërisë abdesin; nëse falet, atëherë le të jetë i vendosur në këtë dhe të mos e përsërisë namazin; po ashtu nëse merr tekbirin, le të jetë i vendosur në këtë dhe të mos e përsërisë atë. Të gjitha këto i bën për t’iu kundërvënë armikut të Allahut dhe për ta poshtëruar atë. Ai nuk duhet t’iu nënshtrohet vesveseve të shejtanit, përkundrazi përpiqet shumë në kërkimin e mbrojtjes së Allahut prej tyre dhe (përpiqet shumë) që të jetë i fortë më luftën kundër armikut të Allahut, në mënyrë që të mos mposhtet prej tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit