16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdoğan: Kudo që ka provokim ndaj nesh, mund të godasim papritmas

Më të lexuarat

“Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdoğan

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdoğan në Forumin Rinor 2023, të organizuar në Qendrën e Kongresit “Kemal Beyatli” në Stamboll tha se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godisim një mbrëmje papritmas”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit të tij Erdoğan deklaroi se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godasim një mbrëmje papritmas. ‘A thua do të na lejon dikush?’ S’ka më, kaluan ato punë. Ata të cilët janë partnerë strategjik me ne, përderisa respektojnë ligjin tonë, edhe ne i respektojmë ata, në të kundërtën më vjen keq”.

Erdoğan, po ashtu theksoi rëndësinë e rinisë, ku bëri të ditur se një pjesë e madhe e atyre të cilët marrin pjesë në kongreset e tanishme përbëhen nga anëtarët e degëve rinore. Ai shtoi se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet për deputetë dhe kryetarë komunash.

“Padyshim se kur të vijë dita ata do të arrijnë edhe më lartë. Shpresoj se të rinjtë dinamikë do të arrijnë më lartë. Në pozitën e presidencës do të jetë njëri prej jush”, tha ai.

“Për aq kohë sa jetoj, përderisa ky shpirt qëndron në këtë trup do të vazhdoj të qëndroj pranë jush. Ne si Turqi jemi një shtet që gjithmonë lavdërohemi me popullsinë e re. Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit