3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Facebook thellon depresionin dhe ndjenjën e vetmisë

Më të lexuarat

Njerëzit depresivë duhet të shmangin Facebookun dhe rrjetet tjera të ngjashme shoqërore sepse ato shpesh e thellojnë ndjenjën e vetmisë. Studimet më të reja kanë treguar që njerëzit me siguri do të fillojnë t’ju injorojnë për shkak të statuseve tuaja negative.

Njerëzit që ndihen keq shpesh përdorin Facebook për të ndarë ndjenjat dhe gjendjen e vet me miqtë dhe veçanërisht këtë gjë e bëjnë njerëzit depresivë të cilët janë shpesh të dobët në komunikim të drejtpërdrejtë, ndërsa rrjetet shoqërore ua lehtësojnë shprehjen e ndjenjave.

Në këtë hulumtim psikologët nga Universiteti Waterloo kanë dëshmuar që njerëzve më pak iu kanë pëlqyer statuset negative, por nuk e kanë treguar këtë gjë, vetëm se e kanë injoruar atë person për një kohë.

“Në komunikim të drejtpërdrejtë mund ta shihni reagimin e bashkëbiseduesit, mund të vlerësoni nëse u pëlqen ajo çka keni thënë apo jeni të mërzitshëm. Nëse njerëzit kanë reaguar negativisht në statusin tuaj në Facebook, këtë me siguri do ta mbajnë për vete. Shumicën e reagimeve në Facebook nuk mund t’i shihni, përfundon Amanda Forest, një nga hulumtueset e këtij studimi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit