2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Al Kaida thotë se do të lirojë nga burgu luftëtarët në Jemen

Më të lexuarat

Lideri i degës së Al Kaedës për Jemen, Nasser al Wuhayshi ka thënë se ai do të lirojë të gjithë luftetarët e burgosur islamik së shpejti.

Kjo deklaratë është bërë disa ditë pasi SHBA-të ka mbyllur misionet e saj diplomatike në Lindje të Mesme për shkak të rrëzikut të sulmeve, kryesisht në Jemen.

Në deklarimin e publikuar në internet, Wuhayshi nuk ka thënë se se si do t’i lirojë luftetarët e burgosur, por pjesëtarët e Al Kaedës kanë realizuar dy arratisje nga burgu muajin e kaluar.

Komunikime të përgjuara të liderit të Al Kaedës, Ayman al Zawahri dhe Wuhayshi kanë nxitur SHBA-të që të mbyllë ambasadat e saj dhe të largojë stafin nga Jemeni.

SHBA-të, e shohin degës e Al Kaedës në gadishullin arabik e krijuar nga bashkimi i degëve të Jemenit dhe degëve saudite si një nga grupet më të rrezikshme në Lindje të Mesme./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit