2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hiqni mykun në banjë njëherë e përgjithmonë: Sprej natyral nga dy përbërës që nuk kushtojnë shumë!

Më të lexuarat

Përfundimisht zgjidhja natyrale për problemin e madh dhe të mundimshëm.

 

Problemi i mykut në shtëpi apo në banesë nuk është as i këndshëm, as dukuri e rrallë. Pikat e zeza nëpër mure më së shpeshti shfaqen në qoshe të lokaleve, madje më së shumti në ato vende ku ka mjaft lagështi, siç janë banja dhe kuzhina.

Myku mund të shfaqet edhe në lokalet të cilat nuk janë mirë të izoluara, përkatësisht kur fasada e shtëpisë apo e ndërtesës nuk është e punuar mirë dhe nga materiali cilësor.

Mirëpo, fatmirësisht, ekziston zgjidhje e shkëlqyeshme natyrale! – transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet është spreji shtëpiak, i cili njëherë e përgjithmonë do t’i eliminojë gjurmët e mykut, madje pas vetëm disa aplikimeve.

 

Përgatitja:

Dy filxhanë ujë përzieni me dy lugë të vogla vaj të çajit kinez në shishe të pastër me spërkatës.

Spërkatni vendet në të cilat është shfaqur myku, lini pak të qëndrojë dhe fshini me leckë të pastër.

Do të jeni të kënaqur me rezultatin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit