4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kur dhe hasmi thotë ca të vërteta: fjalimi anti-gay i deputetit serb që u ndoq nga 1.75 milionë njerëz

Më të lexuarat

Boshko Obradoviç, përfaqësuesi i partisë Dveri, gjatë një debati mbi të drejtat e komunitetit LGBT në Serbi, mbajti një fjalim prej 10 minutash i cili u pa 1.7 milion herë në videot sociale në vetëm dy ditë, dhe krijoi një rekord të rrallë shikueshmërie kur u është fjala për politikanët.

Siç dihet, në Serbi edhe kryeministrja është homoseksuale, dhe ndaj kuptohet fare lehtë sensiteti madh i kësaj çështjeje të mprehtë sociale, shndërruar tashmë dhe në politike, gjersa LGBT ka arritur të imponohet dhe politikisht, duke patur në krye të paradave tyre udhëheqës politikë.

Tashmë është Kosova që po përballet me këtë fenomen. Pas dy ditësh, në Prishtinë është planifikuar një parade gay, gjë që ka trazuar shumicën e popullsisë kosovare që e sheh këtë edhe si një përdhosje të krenarisë kombëtare.

Dhe ky është rasti kur dhe hasmit mund t’i merret një e vërtetë e thënë, kur është fjala jo për qëndrime politike apo nacionaliste, por për qasje krejt sociologjike.

Fjalimi i Obradoviçit:

Parada gay është diçka që e keni mbajtur para ca kohe, por doni shumë më tepër se kaq. Kjo nuk është një paradë homoseksuale, ky është një diskriminim ndaj nesh i një komuniteti homoseksual, i cili duhet të ketë më shumë të drejta sesa qytetarët e tjerë të Serbisë në këtë shoqëri dhe në këtë shtet.

Ku është shumica e këtij kombi, kësaj shoqërie dhe këtij shteti? Të drejtat e pakicave janë maksimale, e ku është shumica? Ku janë vlerat tradicionale dhe familjare? Ku është e drejta e shumicës për të edukuar fëmijët ashtu siç ne mendojmë, sipas besimeve tona fetare e jo sipas mënyrës që ju na impononi si moderne apo bashkëkohore?

Ju kërkoni një angazhim edhe më të madh politik, për të promovuar kulturën dhe respektimin e të drejtave të personave LGBT. Po ku keni parë ju përkushtim më të madh, se kur pesë ministra vijnë në paradën e homoseksualëve, bashkë me kryeministren dhe kryebashkiakun? Edhe sa ministra tjerë duhet të vinë, e gjithë qeveria? A ka ky vend nevojë për këtë? Çfarë tjetër duhet të bëjmë që ju të ndiheni më të lumtur dhe që të drejtat tuaja të respektohen në këtë vend? Çfarë s’po respektohet, a ekziston ligji kundër diskriminimit?

Unë nuk kam ndonjë problem me homoseksualët, as nuk hyj në privatësinë e tyre, as që më shkon mendja të merrem me orientimin seksual të dikujt, por sigurisht që më pengon kur dikush tenton t’ua imponojë fëmijëve tanë diçka që sipas mendimit tonë, sipas besimeve tona fetare apo sipas traditës tonë nuk është normale.

Ju ende dëshironi që të organizoni trajnime për punonjësit në institucionet arsimore sipas standardeve ndërkombëtare në fushën e diskriminimit dhe të drejtave të njeriut. Ju dëshironi një ligj për komunitetet e të njëjtës gjini, të rregulloni qasjen në fertilizimin artificial me lesbiket, të shpërndani më shumë fonde nga buxheti për operacionet e ndryshimit të gjinisë. Ju lutem … sikur ky është problemi më i madh i vendit tonë! Ju po dëshironi që të ndani buxhetin tuaj për ndryshim të gjinisë, të fusni njerëz të njohur të komunitetit tuaj nëpër tekstet shkollore dhe të promovoni homoseksualitetin tek fëmijët tanë!

Prisni pak: tek cilët fëmijë? Fëmijët e mi, fëmijët tanë, të shkruani libra dhe impononi qëndrimet tuaja? Epo kjo nuk mund të ndodhë! Duhet të kuptoni që nuk mundet, sepse ata janë fëmijët e mi, respektivisht fëmijët e disa njerëzve që nuk pajtohen me ju. Nuk mund të na shkruani ju tekstet shkollore në vendin tonë.

Mos u mundoni të na impononi ideologjinë tuaj mbi homoseksualitetin, si diçka normale, natyrore dhe moderne. Ne nuk pajtohemi me këtë, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të na ndodhë ne, shumë thjeshtë. Sa më shpejt që ta kuptoni, aq më mirë do jetë dhe për një dialog tolerant dhe të civilizuar. Ne nuk do të hyjmë në të drejtat tuaja, askush nuk hyn në privatësinë tuaj, as ju mos hyni në shkollat ​​dhe kopshtet tona dhe të na impononi diçka që është në kundërshtim me vlerat tona tradicionale dhe familjare.

Kjo është një javë e provokimit dhe vendosjes së ideologjisë së homoseksualitetit në këtë shoqëri. Dhe ju sikur nuk mjaftoheni me një paradë homoseksualësh, tani keni dy parada homoseksualësh në vit. Cila është ideja, provokimi i gjithë familjes sonë tradicionale? Pra, a po dëshironi të merreni me çështje që janë esenciale apo do të na bombardoni çdo vit me këto histori boshe për kërcënimin e të drejtave të homoseksualëve në vendin tonë? Ndërkohë që në gjithë vendin po lulëzojnë gay klubet, po lulëzojnë gay paradat, keni gjithë çfarë dëshironi në këtë vend, keni lobin homoseksual në qeveri, keni kryeministren gay. Njerëz, çfarë doni më shumë nga ky vend? Çfarë doni më shumë nga ky popull?

Ju them në emër të familjes sonë tradicionale se kjo nuk do të kalojë, se këto nuk janë vlerat tona, se kemi vlerat tona shpirtërore dhe morale dhe se do t’i mbrojmë vlerat me koston e jetës, sepse kjo është një çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë, nuk do të lejojmë që ju t’i edukoni fëmijët tanë. Ju premtoj për këtë./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit