Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Catherine Ashton, u takua me Presidentin e rrëzuar egjiptian, Mohammed Mursi, njoftoi zëdhënësi i saj zyrtar.
Takimi u mbajt ditën e hënë në mbrëmje dhe zgjati rreth 2 orë. Ndërkohë që zëdhënësi i Catherine Ashton nuk ka specifikuar se ku u zhvillua dialogu.
Mohammed Mursi ndodhet nën arrest, pasi atë e rrëzuan nga posti presidencial më 3 korrik të këtij viti.
Ditën e hënë Catherine Ashton u takua gjithashtu me anëtarët e qeverisë së përkohshme të Egjiptit./kohaislame.com