3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gerard Pique dhe Carles Puyol votojnë në referendumin katalon, Xavi ofron mbështetje nga Katari

Më të lexuarat

Sot në Katalonia po mbahet një referendum për pavarësinë e rajonit nga Spanja, pavarësisht se proçesi është konsideruar joligjor nga qeveria qendrore dhe Gjykata Kushtetuese.

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique nuk i ka fshehur kurrë pikëpamjet e tij politike dhe ishte ndër të parët që ka mbështetur vendimin për referendumin.

Dhe ndërsa forca speciale e policisë po përpiqen të parandalojnë mbajtjen e këtij referendumi, në shumë vendvotime qytetarët dolën dhe dhanë votën e tyre.

Një prej votuesve është Pique, i cili në Barcelonë kreu detyrën e tij qytetare. “Unë votova. Së bashku jemi të pandalshëm në mbrojtjen e demokracisë”, tha ai përmes twitter.

Në referendum votoi edhe ish-kapiteni i Barcelonës Carles Puyol, i cili në twitter ishte shumë i qartë: “votimi është demokraci”.

Ndërsa futbollisti legjendar Xavi ka dërguar një video-mesazh nga Katari, në të cilën ai i kërkoi qeverisë spanjolle që të tërheqë forcat e policisë dhe të lerë njerëzit të votojnë.

Gjithashtu, mediat spanjolle raportojnë se ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas-it e planifikuar për 16:15, mund të shtyhet për shkak se drejtuesit e klubit mysafir kanë vendosur flamurin spanjoll në ndresat e lojtarëve, duke u shprehur kështu mbështetje autoriteteve të Madridit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit