6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjermani: muslimanët përballen me ndalim, pas përleshjes me të djathtët dhe policinë

Më të lexuarat

Gjermania është duke konsideruar një ndalim ligjor për grupet konservatore muslimane Selefiste, ka thënë ministri i saj i brendshëm, pas përleshjeve të dhunshme me policinë që ndodhën pas provokimeve që grupet e ultra-djathtiste gjermane ju bënë muslimanëve. German police and Salafists
Fundjavën e kaluar, Selefitë u ballafaquan me policinë e cila ishte dal për mbrojtjen e protestuesve të së djathtës ekstreme që kishin dal për të protestuar kundër Islamit dhe muslimanëve, kur muslimanët po mbanin një tubim rajonal në Bon. Nga përleshjet janë lënduar 29 oficerë, dy prej tyre seriozisht. Policia arrestoi 109 persona.
Protestuesit ekstremistë të djathtë kishin egersuar Selefitë duke valëvitur pankarta që tregonin karikaturat e profetit Muhamed.Pro-NRW-demonstriert-in-Bonn
“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion të një shteti kushtetues për të kundërshtuar ato [Selefitë] kudo që ata pengojnë … rendin tonë kushtetues”, tha Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich.
“Gjermania nuk do të lejojë askënd që të na imponojë luftëra fetare, as Selefitë as e ekstremistët e djathtë e as partitë e tilla si Pro NRë”, tha ai, duke iu referuar ultra-nacionalistëve që u përleshën me Selefitë në Bon.
Z. Friedrich tha se Gjermania ka qenë shtëpi e mbi 4,000 Selefive, ku shumica e tyre nuk ishin radikal dhe të dhunshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit